Stresi zbulon si do e shpenzojë çmimin e madh të BBVK, ka dy fjalë edhe për Luizin
Reperi i njohur, Stresi u shpall fitues i “Big Brother VIP Kosova” në prime-n e 17 marsit, pas 103 ditësh qëndrimi në shtëpi.
Ai u shpall fitues i çmimit të madh prej 160 mijë eurosh.
Ndërsa së fundmi tekea ndodhej në një Live në Instagram, Stresi ka treguar se të gjithë shumën e fituar nga BBV do ia dedikojë nënës së tij.
“Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. “Jo do bëj bamirësi”, se nuk i ka njeri këto gjëra të lodhura. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime. Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime”, tha reperi.
Gjithashtu Stresi foli dhe për Luizin ku tregoi se e ka mik dhe se do t’a mbështësesë.
“Por, gjithë që jeni këtu. I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.