Striptisja serbe rrëfen sekretet e VIP-ave në Tiranë (VIDEO)
Një nga striptistet e klubit të famshëm në kryeqytetin e Shqipërisë kishte pranuar të intervistohej sot në mëngjes në KafeIN në INTv.
Emri i saj është Sandra dhe ishte në kuadër të diskutimit për profesionet e paragjykuara. Ajo foli për shumë aspekte të punës që bënte në Tiranë. Rregullat e shumta dhe strikte që ato kanë e mbi të gjitha përballjet me klientët.
Sandra me origjinë nga Beogradi rrëfeu për Flavio Qarrin se ishte e diplomuar në ortodontësi dhe se kjo ishte një punë kalimtare sa të bënte paratë e nevojshme për klinikën e saj dentare në Beograd.
Sipas saj tashmë njerëzit janë më të relaksuar ndaj idesë së një night-i dhe se ka vajza nëpër rrugë që bëjnë gjëra vërtetë të pamoralshme e askush nuk I gjykon. Ndër të tjera Sandra iu referua instagramit ku tha se sheh që vajzat janë shumë më të zhveshura aty ku mund t’i shohin mijëra njerëz përfshi edhe familjarët.
Sandra tregoi edhe për politikanët episodikë dhe sportistët e shumtë, krahas biznesmenëve të cilët frekuentojnë rregullisht club-in ku ajo punon dhe favoret e shpeshta seksuale që kërkojnë. Por sipas striptistes, nuk bëhet fjalë të ketë prostitucion pasi pagat janë shumë më të mira pa qënë nevoja të ketë seks, mirëpo ajo rrëfeu se nëse do i ndodhte që të ishte ajo që dashurohej me ndonjë klient sigurisht që do hidhej në sulm.
Sandra nuk nguroi për tu ngritur dhe për të demonstruar hiret e saj, ajo madje pas kërkesës së Flavios bëri simbolin e shqiponjës të cilën e ka mësuar nga klientët e club-it ku punon.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: