Striptiste për Memushajn dhe Manajn, por me një kusht

Ledian Memushaj dhe Rei Manaj mund të përfitojnë një striptizë falas nga “një vajzë e bukur e qytetit të Peskarës”. Por dy futbollistët shqiptarë do të duhet të djersijnë në fushën e lojës për të siguruar mbijetesën në Serinë A të Peskarës para se të marrin këtë çmim të veçantë, që ka vënë presidenti i klubit të tyre, Daniele Sebastiani.

Në një bashkëbisedim në emisionin radiofonik “Tutti Convocati” të Radio 24, presidenti i klubit është pyetur se çfarë u premtonte lojtarëve të tij nëse ata do të arrinin të siguronin mbijetesën në elitën e futbollit italian. “Nëse mbijetojmë, do të bind një vajzë të bukur të qytetit tonë të bëjë striptizë”, ishin fjalët e Sebastianit shkruan Panorama Sport.

Memushaj është kapiteni i skuadrës së Peskarës dhe luan rregullisht me ekipin që synon mbijetesën në Serinë A, ndërsa Manaj është aktivizuar më pak se sa pretendonte në fillim të sezonit.
Në të ardhmen, konkurrenca për të do të rritet, pasi Sebastiani konfirmoi gjatë kësaj interviste se në janar do të afrohej një sulmues tjetër pasi deri tani, reparti i avancuar nuk kishte dhënë atë që pritej dhe golat ishin të rëndësishëm për mbijetesën.

SHKARKO APP