Striptistja shqiptare, Ulkonja: Jam martuar në Zambia, jetoj në një vilë luksoze


“Puna që kam bërë prej vitesh, më solli shumë të ardhura, por edhe shumë lodhje dhe sakrificë, të cilën e kam përballuar me shumë vështirësi. Nuk është e lehtë që një shqiptare të ushtrojë këtë profesion e veçanërisht në pjesën e maqedonasve. Kam qenë shumë e diskriminuar, por e dija se do t’ia dilja. Synimi im ishte që të përfitoja financiarisht e më pas të jetoja ëndrrën time”, thekson Ulkonja, e cila për momentin e ka ndërprerë këtë aktivitet dhe po jeton jetën që ka dëshiruar gjithmonë. 

“Jam e martuar në Zambia me një biznesmen, jetoj në një vilë luksoze, me shërbëtorë dhe sigurim personal. Nuk më duhet të punoj aspak. Nuk e kam problem që bashkëshorti im është me ngjyrë, jemi njohur gjatë një udhëtimi para disa vitesh. Këtu i pëlqejnë shumë femrat nga Europa”, shprehet Ulkonja. 

SHKARKO APP