Stuhia “Denis” përmbyt vilën e yllit të Hollywood-it, e trishtë çfarë la pas
Ditët e fundit Britania e Madhe është goditur nga stuhia “Denis” e cila la pasoja dhe dëme shumë të mëdha.
Një ndër shumë banesat e prekura nga kjo stuhi është dhe vila 12 milionë paund e George dhe Amal Clooney-t në Berkshire. Për shkak të rreshjeve të mëdha të shiut uji ka dalë nga shtrati i lumit “Thames” duke përmbytur fushën e tenisit dhe të gjithë kopshtin e yllit të Hollywood-it.
Rezidenca e tyre e shekullit të 17-të është e vendosur mes një ishulli. Stuhia e ka bërë zonën të pabanueshme të paktën për sa kohë uji qëndron mbi sipërfaqen e të gjithë oborrit.
Situata është alarmante pasi reshjet e shiut pritet të shtohen.