Suela, gruaja që i bëri betimet “në të mirë e në të keq” (VIDEO)
Ishin në përgatitjet e fundit të dasmës së madhe, por jeta e Florencit dhe Suelës u trondit. Një aksident në vendin e punës e uli Florencin në karrige me rrota. Jo vetëm që dasma s`do të bëhej, por ai kishte edhe frikën e largimit të saj.
Megjithëse vetë ia kishte thënë: “Largohu, se unë tani nuk jam i zoti i vetes”, por ajo s`e bëri kurrë. Nuk bënë dasmë, por punë e madhe. Kishin njëri-tjetrin dhe pak kohë më vonë do bekoheshin edhe me një vajzë. Në 2-vjetorin e së cilës, një kushërirë e Florencit, ua bëri dhuratë çiftit, shpenzimet e dasmës.
Ajo mund të ishte larguar, por nuk e bëri. Përse ta bënte? A nuk do martohej pas pak ditësh dhe do betohej në të mirë e në të keq? E pra, kjo është jeta dhe kjo është dashuria.
https://www.instagram.com/p/BcLH6xKnRlj/