Suksesi i ”MozzArt”/Getinjo: Me 2 euro vëlla, janë bërë dy milionë
Covid-19 nuk e ndalon muzikën. Reperi Mozzik është duke promovuar albumin e tij më të ri ”MozzArt” në të gjitha qytetet e Kosovës. Ai ka realizuar vizita të shkurtra për fansat thuajse në çdo qytet, duke u dhuruar atyre albume me autografe. Në këto udhëtime po e shoqëron edhe vëllai i tij, reperi Getinjo, i cili po ndjehet shumë krenar për suksesin e vëllait të vogël.
Getinjo ndau me ndjekësit një fotografi të autobusit të veshur me dizajnin e albumit “MozzArt” të Mozzikut. Në mbishkrimin e fotografisë, ai përshkroi se si suksesi i nisur nga zero tani po kulmon.
”Me 2 euro vëlla janë bërë dy milionë”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e fotografisë. Duke qenë se e kanë nisur karrierën me pak para, Mozzik dhe Getinjo e kanë emëruar edhe studion e tyre me emrin “2 Euro Music”