Suksesi ndërkombëtar, Tayna dedikim prekës: Shërim i fëmijës së brendshëm

Artistja Tayna ka ndarë një postim të ndjerë me ndjekësit e saj, ku ka folur për emocionet që i sjell suksesi i saj muzikor. “Shumë është ndjenjë e mirë me ni këngën tonë nëpër vendet që i ke ëndrru ose je kon kur je kon e vogël nëpër botë. God is great!”, ka shkruar artistja.

Në vijim, reperja ka treguar se kjo përvojë i ngjan një procesi shërimi të brendshëm, duke e cilësuar si një moment kur fëmijëria e saj gjen paqe. Ajo ka shtuar: “Ndjehet si shërim i fëmijës së brendshëm. U bëra gjithçka që kam thënë kur isha fëmijë se do të bëhesha dhe jam e sigurt që do ta doja shumë veten time të rritur po të mund të udhëtoja fizikisht në kohë”.

Ky reflektim tregon se përtej suksesit dhe famës, Tayna përjeton një lidhje të fortë emocionale me rrugëtimin e saj, duke e parë veten e sotme si realizim i ëndrrave që kishte kur ishte fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?