Sulltanesha Hyrem diagnostikohet me kancer, ish-bashkëshorti vendos t’i qëndrojë pranë

Ndonëse kanë kaluar disa vite nga transmetimi i ‘’Sulejmani i Madhërishëm’’, serialit të njohur turk i cili risolli në vëmendjen e publikut mbarëbotëror historinë e një periudhave më të lavdishme të perandorisë osmane, e karakterizuar nga lufta për pushtet dhe intrigat brenda haremit, ai vazhdon të mbetet një ndër të preferuarit e shumë shqiptarëve. Historia e dashurisë midis Sulltan Sulejmanit dhe Sulltaneshës Hyrem do të bënte për vete të gjithë, madje publiku do të vazhdonte të ushqente të njëjtën kërshëri edhe kur Meryem Uzerli do të zëvendësohej në sezonin e tretë nga aktorja e njohur Vahide Perçin.

Duke u ndalur tek kjo e fundit, duhet të themi që gjërat për të nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Kohët e fundit ajo është tërhequr nga kinemaja dhe teatri pasi po lufton me sëmundjen e rëndë të kancerit. Por, sipas shtypit turk tanimë në luftën e saj është bashkuar edhe ish-bashkëshorti, aktori i njohur Altan Gördüm me të cili është divorcuar para 5 vitesh.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 22 vitesh martesë çifti vendosi të ndahet gjatë 2013-ës, mirëpo duket se aktori ka ndryshuar mendje pasi zbuloi se ish-sulltanesha e tij po luftonte me vdekjen. Ai po i qëndron pranë dhe e shoqëron gjithmonë në seancat e kemioterapisë, madje çifti është transferuar në shtëpinë e tyre të vjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?