“Sulltanesha Hyrrem” qenka një fanse e zjarrtë e Noizy-t
Gjithë fansat e serialeve turke me në krye “Sulejmani i Madhërishëm” e mbajnë mend mesiguri aktoren Meyrem Uzerli, që luajti për pak kohë rolin e Sulltaneshës Hyrrem. Ajo duket se qenka një fanse e zjarrtë e Noizy-t.
Përmes një video të postuar në Insta Stories, aktorja shfaqet në makinë së bashku me vajzën Lara, me të cilën kërcen këngën “Toto”.
https://www.instagram.com/p/BnvuOvBDd3N/?taken-by=jonathanlynx34
Bashkëpunimi i suksesshëm i Noizy-t me reperin Raf Camora, që arriti në më pak se 3 muaj të grumbullojë mbi 34 milionë klikime, i ka kaluar kufijtë. Në Top 3 të këngëve më të suksesshme të verës, “Toto” mban vendin e tretë, pas “Cika Cika” të Ardian Bujupit ft. Xhensila dhe “Mike”, bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut.
KOHA JONË SONDAZH

