”Sunny Hill”/Babai Dua-s foto me Calvin Harris: Natë e paharruar

Festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill” në Kosovë, u mbajt me datën 2, 3 dhe 4 gusht, ndërsa u përmbyll me sukses edhe ky edicion. Mijëra adhurues nga vende të ndryshme shijuan tri netë të këtij festivali me plot argëtim, performanca të llojllojshme e mjaft të veçanta.

Atmosferë të zjarrtë dhuruan edhe tri yjet botërore, Miley Cyrus, G4shi dhe Calvin Harris, duke bërë që këto netë të jenë të paharrueshme. Të tilla janë cilësuar edhe nga organizatori i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, i cili ka ndarë disa imazhe përkrah DJ-të të famshëm në botë, Calvin Harris. “Natë e paharruar”, ka shkruar ai krahas këtyre imazheve.

Dukagjini ka pohuar se këtë vit fondacioni “Sunny Hill” e ka rritur shumën e parave që do të jepen për bamirësi në 150 mijë euro, përkatësisht 50 mijë më tepër se vitin e kaluar.

https://www.instagram.com/p/B1IxOqSh4Nl/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP