”Sunny Hill” ikën nga Prishtina dhe zhvendoset në Tiranë, Dukagjin Lipa sqaron arsyet
Për herë të parë, festivali ”Sunny Hill” ikën Prishtina dhe zhvendoset në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar themeluesi i saj, Dukagjin Lipa, i ati i artistes botërore Dua Lipa. Sipas tij, shteti i Kosovës dështoi t’i ofrojë një përgjigje për vendin ku planifikohej të mbahej.
“Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë” ka shkruar Lipa.
Po ashtu për shkak të betejave politike mes partive, po dështon të mbahet ky edicion në Prishtinë. Rreth një muaj më parë, komuna e Prishtinës vendosi për të dhënë 17 hektarë tokë për shfrytëzim për 99 vjet, por procedurat u zvarritën.
Në dy edicionet e mëparshme të këtij festivali në Gërmi performuan artistë me famë botërore si Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson dhe dhjetëra artistë vendas e të huaj.
Këtë lajm e ka shpërndarë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku në ditët në vijim do të na tregojë edhe më shumë për këtë festival, sesi do të zhvillohet.
View this post on Instagram