Suprizat s’kanë të sosur! Në Eurovision ishin 4 shqiptarë

E kemi thënë se ky edicion i 63-të i Festivalit Europian të Këngës, do të mbahet mend gjatë si Eurovisioni i ”Shqiponjave”, për arsye se në finalen e madhe të Eurovision Song Contest ishte tre shqiptarë. Eugent Bushpepa përfaqësoi denjësisht Shqipërinë me këngën ”Mall”, ku u rendit i 11-ti në natën finale. Për më tepër Bushpepa u cilësua nga organizatorët e Eurosong-ut si artisti mashkull me vokalin më të mirë.

Nga ana tjetër, Eleni Foureira që magjepsi me performancën e saj, vendosi rekord për Qipron me vendin e dytë në finalen e madhe në Lisbonë të Portugalisë.

Shqiptari i treti dha mesazhin më të fortë. Ermal Meta, shqiptari nga Fieri që me flamurin e Italisë, foli me këngë për sulmet terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, në udhë e sipër, shqiptarët protagonistë duket se ishin katër…përfshirë këtu personazhin e njohur si ”Dr ACactivism”, që në një moment të caktuar u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu nga dora mikrofonin, përfaqësueses të Britanisë së Madhe, Surie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dr ACactivism, i identifikuar në shtypin ndërkombëtar si Konstantin Bouki, grek me banim në Londër, nuk la të kuptohej gjatë kësaj ndërhyrjeje të tij asgjë mbi origjinën, përveçse thirri diçka që nuk u kuptua mirë e që kishte të bënte me nazistët dhe lirinë…por, në një këngë të tij, që qarkullon në rrjet, në një nga vargjet, ai thotë…si një shqiptar i vërtetë.

Edhe anglishten e flet me një theks të dialektit jugor të shqipes. Dr ACActivism, sipas mediave britanike, është një reper, aktivist politik dhe ndërhyrës serial në skena.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?