Surpriza e Bleona Qeretit, së shpejti me një libër për të treguar të vërtetat e jetës

Vite më parë Bleona Qereti, paralajmëroi se do të publikonte një libër që tregonte për jetën e saj. Gjithashtu këngëtarja shqiptare që jeton në SHBA dhe se brenda tij do të kishte disa emra që do të surprizonin shumë publikun.

Ditën e djeshme Bleona ka publikuar në ‘Instagram’ një foto përmes të cilës ka dhënë lajmin se shumë shpejt do të dalë edhe libri i shumëpërfolur.

“Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, dhe refuzojnë të marrin ‘jo’-në si një përgjigje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta!’, – ka shkruar Belona. Pas këtyre fjalëve është e sigurtë që ky libër do të shkaktojë shumë reagime, megjithatë deri atëherë na duhet të presim dhe të zbulojmë çdo sekret të Bleonës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?