Surpriza në Eurovison, këngëtarja maqedonase merr propozim për martesë (Video)

Pavarësisht se nuk u kualifikua për në finale, këngëtarja që përfaqësoi Maqedoninë në Eurovison Jana Burçevska ka marrë surprizën ndoshta më të bukur të jetës.

Në momentin kur u mbyll televotimi, prezantuesi që ndodhej në “dhomën e gjelbër” pranë konkurrentëve iu afrua këngëtares maqedonase për ta pyetur për performancën dhe shtatzëninë e saj, pasi ajo pret që shumë shpejt të bëhet nënë.

Pranë saj ndodhej edhe bashkëshorti, ndërsa befasia më e madhe erdhi në momentin kur ky i fundit ai nxori unazën, dhe i propozoi martesë para milionave shikuesve në transmetim direkt.

Sigurisht që përgjigjja e këngëtares maqedonase ishte “Po”, ndërsa më pas ata u përqafuan.

(

SHKARKO APP