Surprizë e madhe tek ‘Ertugrul’, ja çdo të ndodhë në seritë e reja

Një surprizë e madhe pret të gjithë ndjekësit e serialit më të ndjekur historik prej vitesh në Turqi, “Ertugrul”.

Në serinë e fundit të sezonit të kaluar, Ertugrul ishte nisur drejt Bilecikut sëbashku me të birin Osmanin.

Ndërsa producenti Mehmet Bozdag ka sinjalizuar më herët se seriali “Ertugrul” do të xhirojë serinë finale në Bilecik dhe do të vazhdojë me emrin “Dirilis Ertugrul Osman Gazi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta “Hurriyet” ka zbuluar edhe emrin e aktorit, i cili do të luajë rolin kryesor, atë të Osman Gazi. Sipas gazetës më të madhe turke ai do të jetë aktori i mirënjohur turk, Burak Ozcivit, transmeton TvKlan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa vite më parë, Ozcivit ka shkëlqyer në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” në rolin e Malkaçoglu, ndërsa më pas në serialet “Trumcaku” dhe “Dashuri e pafund”.

Transmetimi i serive të reja të serialit “Ertugrul” në Turqi do të vazhdojë në muajt e vjeshtës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?