”Ta çaj kafkën”, aktorja Eva Alikaj skualifikohet nga Big Brother Vip
Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, ka mbërritur një tjetër zarf i zi dhe asnjë lëshim ndaj dhunës verbale. Aktorja Eva Alikaj është skualifikuar nga ”Big Brother Vip Albania 2”.
Shkak ka qenë fjalori i saj, e cila gjatë një debati ditën e sotme ka përdorur frazën “ta çaj kafkën” dhe kjo gjë nuk është toleruar nga Vëllai i Madh. Ky vendim i produksionit ka përlotur Evën, ku banorët e tjerë janë munduar t’i qëndrojnë pranë. Aktorja ka qëndruar vetëm 9 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Eva është banorja e dytë brenda ditës së sotme që përjashtohet nga produksioni i Big Brother Vip, pas Ermiona Lekbellos, e cila u akuzua për dhunë të përsëritur verbale ndaj banorëve të tjerë. Eva pati një debat të fortë me Kristin, dhe shkak u bë kërcimi që do të bënin të kuadër të lojës që Vëllai i Madh u dha.
Në Primen e mbrëmjes së djeshme Vëllai i Madh njoftoi një vendim të rëndësishëm në lidhje me dhunën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Në çdo rast të përdorimit të dhunës fizike, verbale dhe psikologjike do të merren automatikisht masa për banorët që do të thyejnë rregullat kryesore të formatit.
View this post on Instagram