Tamar Morali, bukuroshja me origjinë hebre, që mund të bëhet Miss Gjermania

Ajo është 21 vjeç, quhet Tamar Morali. Për herë të parë Gjermania mund të ketë një bukuroshe çifute.

 

Tamar është vajza e një familje hebre, e cila studion dhe kur ishte 17 vjeç u transferuar me familjen në Gjermani, për të vendosur më pas të frekuentojë universitetin në Izrael.

Qytetarja gjermane, është një ndër 20 finalistet për kurorën e më të bukurës së vendit dhe në një intervistë për ‘Jerusalem post’, ajo thotë: ’E shoh kandidimin tim jo vetëm si një rezultat personal, por si një rezultat për Izraelin dhe popullin hebre në diasporë.

Gjermani është një vend që ka një histori shumë të komplikuar në lidhje me popullin izraelit, këtu hebrenjtë kanë jetuar tmerre të pabesueshme’. Asnjë vajzë me origjinë hebre nuk kishte arritur ndonjëherë në finalen e Miss Germania. Finalja e madhe do jetë në 24 shkurt 2018.

SHKARKO APP