Ylli i popit Taylor Swift është akuzuar për kopjimin e një reklame parfumi të vitit 2016 në videoklipin e saj të fundit ‘Delicate’.

Kënga e Swift, që u publikua mbrëmjen e së dielës, kishte ngjashmëri me reklamën e Kenzo që u krijua nga producenti Spike Jonze, fitues i Academy Award.

Në reklamën e Kenzo, shfaqet balerina dhe aktorja Margaret Qualley, që u mërzit në një mbrëmje Gala ku po merrte pjesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ngrihet nga tavolina dhe shkon në nje vend me pasqyra. Pasi vë re që askush nuk po e shikonte fillon të kërcejë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në videon e Swift , ylli i popit mëzitet duke u intervistuar nga gazetarët dhe gjithashtu bën fytyra qesharake përpara se të kuptojë që është e padukshme. Kur kupton padukshmërinë e saj të re, Swift fillon të kërcejë.

Video e këngëtares ka marrë vetëm në 3 ditë mbi 24 milionë klikime në YouTube. Por Taylor akoma nuk ka reaguar në lidhje me akuzat.

/ora news