Taylor Swift dhe familja e saj kërcënohen me vdekje

Fansi i Taylor Swift po përballet me akuza të reja, pasi u zbuluan disa email-e, ku ai kërcënonte këngëtaren e famshme dhe familjen se saj se do t’i vriste. Sipas TMZ, babai i Taylor Swift mori një email kërcënues nga Frank Andrew Hoover, nga maji i vitit 2015 deri në tetor 2016. Në email, Hoover kërcënoi të vriste Swift dhe familjen e saj. Në secilin prej email-eve ai i referohej këngëtares dhe familjes së saj si “familja e demonëve”. Në vitin 2016 është arrestuar për shkak të shkeljes së urdhrit për t’i qëndruar të paktën 500 metra Taylor. Pas koncertit të Swfit në garën Formula 1, 39-vjeçari thuhet se e ndoqi makinën e saj nga pista deri në aeroport ku një avion privat po priste për këngëtaren dhe familjen e saj. Atje Hoover po qëndronte në një distancë nga 25 deri në 50 metra nga makina e Swift, kur truprojat morën në telefon policinë. Hoover u arrestua nga policia e Austin për shkelje të përsëritur të urdhrit mbrojtës. Por vështirësitë e Swift-it nuk përfunduan atje. Vetëm këtë të hënë, një 59-vjeçar në New Hampshire pretendonte të ishte i dashuri i Swift dhe i tha policisë se kishte nevojë për një armë për ta mbrojtur atë. Njeriu u mor në pyetje nga autoritetet lokale, por nuk u ndalua.

SHKARKO APP