Taylor Swift thyen rekordin e Whitney Houston në AMAs, rrëmben 22 çmime

Taylor Swift mori në shtëpi çmimin më të madh të AMAs ‘Artisti i Vitit’.

Por suksesi i këngëtares nuk është ndalur me kaq.

Ylli i muzikës ka thyer rekord duke u bërë artistja e vetme femër që fiton 22 çmime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swift theu rekordin e Whitney Houston, që ka marrë 21 çmime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Taylor siguroi çmime si Albumi i Preferuar, Pop / Rock dhe Turneu i Preferuar i Vitit.

“Çdo herë është ndryshe,”-tha këngëtarja. “Dhe këtë herë unë dua që të dini se kjo për mua përfaqëson inkurajim, motivim që të bëhem më e mirë, të punoj më shumë dhe të përpiqem t’ju bëj krenarë sa më shumë që mundem.”

Ajo zotëroi mbrëmjen e madhe në çastin kur filloi ceremonia e AMAs 2018, duke hapur shfaqjen në mënyrë spektakolare me një performancë të zjarrtë dhe magjepsëse me këngën Reputation.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?