Tayna dhe Mozzik rekord në YouTube, 2.1 milion shikime në 21 orë (VIDEO)

Tayna dhe Mozzik, publikuan të mërkurën këngën e re. “Edhe ti” mban titullin kënga e tyre, e cila është punuar në studion e “Friends Entertainment”. Kjo këngë është pritur mirë nga publiku që në orët e para të publikimit, dhe kjo vërehet nga shifrat e larta të klikimeve që ka marrë në YouTube. Ende pa u mbushur 24 orë nga lansimi i saj, “Edhe ti” ka marrë mbi 2.1 milionë klikime në platformën YouTube. Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe në të Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) shfaqet me një performancë mjaft atraktive. Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit “Sekuencë”, teksa ky projekt muzikor shënon bashkëpunimin e parë të Taynës me reperin nga Ferizaji.

Tayna x Mozzik - Edhe ti

SHKARKO APP