Tayna falenderon fansat dhe premton këngë të reja

Tayna, reperja e cila u bë shumë e pëqyer për publikun me bashkëpunimin me Don Phenom, të titulluar “Columbiana”.

Kënga u bë hiti i momentit dhe Tayna u kthye në reperet më të komentuara, e cila nisi të kërkohej kudo nëpër koncerte dhe fama e saj u rrit dita-ditës.

Ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur që prej fillimit dhe i ka premtuar publikisht fansave të saj se do të vazhdojë t’i argëtojë.

“U bënë 2 vite karrierë! Prej atëherë jam rrit çdo këngë e më shumë e po më duket që jam që 20 vite këtu! E për këtë ju jam falenderuese juve krejtve që vazhdoni m’i dëgju këngët e mia, e unë kam me vazhdu me ju argëtu,” shkruan ajo.

SHKARKO APP