“Të dua për qejf, për seks”! Rita Lati demaskon “plakun” që i ngacmoi vajzën

Hollivudi u trondit gjatë këtij viti nga skandalet seksuale. Natyrshëm lind pyetja se çfarë ndodh në kinematografinë dhe teatrin shqiptar, dhe sa është prezent ky realitet në Shqipëri?

Në emisionin BOOM ishte e ftuar aktorja e madhe e skenës dhe humorit, Rita Lati.

Sipas saj, aktoret shqiptare në kohën e saj por edhe sot janë të ekspozuara ndaj ngacmimeve, por nëse atëherë gjërat kanë qenë hermetike tani është çdo gjë e hapur.

Madje madje, edhe sajojnë histori dhe skandale për të marrë vëmendje.

Megjithatë përvojat nuk janë vetëm me të qeshura.

Ajo rrëfeu një histori të vajzës së saj, Roza Lati, për të cilën nënë e bijë ishin skandalizuar.

Siç tregoi Rita, Roza ishte ngacmuar nga një kandidat për sponsor për emisionin, mbi 60 vjeç dhe që qëllimet e tij i kishte bërë të qarta shkoqur në tavolinë.

“Të dua për qejf, për seks”!

Pjesë të zbardhura nga intervista

Fiori: Skandali seksual, hollivudi po çmendet. Pse jemi kaq të kompleksuar ne shqiptarët, se edhe në Itali është folur, në Francë?

Rita Lati: Brezi juaj nuk duhet të jetë. Ju edhe mund ti sajoni për të bërë zhurmë. Unë nuk jam e komplesuar se tani më iku ylli mua, nuk e kam yllin në ballë. Themi çfarë të na dojë qejfi, ca kanë vdekur nga ata, kështu që i themi pa problem.

Fiori: Pse ka patur ëëë?

Rita Lati: Gjithë jetën ka pasur dhe do ketë.

Rozi: Ndonjë inicial?

Rita Lati: Sh.K, P.L, T.C.

Rozi: E kuptova, Shako Hoxha tha.

Rita Lati: Jo Shako jo, nuk është në Tiranë kjo gjëja. Në Vlorë, po në akademi, po në shkollë të Mesme. Unë i kam bërë në Tiranë dhe shkollat. Ne në atë kohë bënim sikur nuk e kuptonim, sikur nuk e kishte.. hidh e prit, jo atje jo këtu. Njërit i thashë troç, më fal vëlla por mua më vjen turp të të shikoj nesër në punë. Të më kesh bërë atë punë dhe të të kem në punë nuk shkon!

Rozi: Vetëm femrave u ndodhte kjo? Babai im ka pasur shumë probleme..

Rita Lati: Po ka qenë nga më meshkujt e Tiranës, nga meshkujt me kokrra në atë kohë ka qenë babai yt dhe i preferuar nga të gjitha, jo nga mua dhe pse kam luajtur me të në skenë. Unë jo, nuk kam qenë në shijet e babait si nga fshati që isha.

Fiori: mund të ndodhte që të merrnit ngacmime dhe nga dikush që kishit një feeling.

Rita Lati: Aty ku kishte feeling ja lypje vetë. Bëjmë shaka. Jo të kompleksuar por ne na shkonin nga shtatë dhe nga tetë kur i shikonim, ajo kohë ashtu ishte, kishim gurin dhe arrën por ishin gjërat shumë të mbyllura. Vetëm po të bënte një gjë flakë, se ti nuk e kuptoje, bëheshin shumë të fshehta. Tani është bërë modë. Mua nuk ma var më njeri.

Rozi: Kanë ndodhur këto gjëra me Rozën, të ka treguar?

Rita Lati: Ne mamatë çdo moment për ju jemi me zemër në dorë. Por Roza është tip që edhe po ti thuash mos, e tha, e bëri, nuk pyet. Por po them vetëm kaq, nuk e di nëse do jetë dakord Roza por do ta them. Kërkonte sponsor tani, dhe takon një sponsor 60 e ca vjeç, barkun e kishte këtu, plak. Tani nuk u thua dot pleq këtyre moshave se e dinë veten super sexy. Rita thotë u plaka. Nuk janë si mua të gjithë. Dhe Roza shkon dhe i flet për sponsor për emisionin dhe më ka ardhur e tronditur, e shokuar. Ajo nuk para i ka problem këto gjëra. Por e tronditur nga mosha e atij njeriu dhe mënyra. Se thuhen një çikë bukur gjërat. Erdhi e traumatizuar. Më tha si ka mundësi mami, ta hidhte një çikë anash e anash tha do kishte një çikë lezet. Por troç fare të dua për qejf, seks, troç troç mami, kjo nuk më del nga mendja. Të ishte ndonjë tamam i kisha thënë e para vetë, tha, po barku rrota rrota, topa topa.  Më e bukura ishte që mbrapa ishin nga tre tavolina me ca çuna të rinj, kishte hedhur Roza një foto i shkruajnë ato: Ti kokrra e k….. që shkon ua lyp dhe pleqve! I kam thënë Rozës bëj një bravo, jam Roza e Ritës dhe kaq, hape krahun dhe bëj çfarë të do qejfi ty. Të bëjë çfarëdo qejfi i vet jo çfarë duan të tjerët, çfarë i do qejfi Rozës mami është shumë ok.

Rozi: Hundën e ke bërë?

Rita Lati: Kam bërë cicat.

Fiori: Rozi, ti ke rënë pre e ngacmimeve seksuale?

Rozi: Asnjëherë.

Fiori: Si ke reaguar kur nuk ka ndodhur asnjëherë?

Rozi: Si idiote, sikur nuk kuptoja.

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP