“Të duam babi”, Kate Middleton ndan foton e 3 fëmijëve me Princin William

Në ditën e baballarëve, Kate Middleton i bëri një dedikim të ëmbël Princit William.

Princesha e Uellsit ndau një foto të bashkëshortit të saj në plazh dhe duke parë nga deti, bashkë me 3 fëmijët e tyre Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte , 9 vjeç dhe Princi Louis, 6 vjeç.

“Të duam, babi,” ka shkruar Kate krah fotografisë. “Gëzuar ditën e baballarëve…G, C & L.”
William ndau gjithashtu një urim për Mbretin, i cili gjithashtu po lufton me kancerin , duke shkruar në “Instagram”, “Gëzuar ditën e babait, Pa. W.”

SHKARKO APP