Të famshmet me veshje të zeza në tapetin e kuq, protestë kundër ngacmimeve seksuale

Tapeti i kuq do të mbushet me veshje të zeza këtë vit në Golden Globes.

Sipas revistës People shumë aktorë të njohur, përfshirë dhe ata të nominuar për çmime si Jessica Chastain, Meryl Streep dhe Emma Stone, po planifikojnë të vishen me të zeza në formë proteste kundër ngacmimeve seksuale në Hollywood.

“Të gjitha aktoret gra do të protestojnë në Golden Globes duke veshur fustane të zinj,” shkruan People.

Emra të mëdhenj të kinematografisë kanë ngritur zërin kundër ngacmimeve seksuale menjëherë pasi New York Times shkroi për akuzat ndaj producentit të famshëm Harvey Weinstein.

Golden Globes do të mbahet më 7 janar dhe është një ndër ceremonitë më prestigjioze që vlerëson ekselencën në filma dhe televizion përgjatë një viti.

SHKARKO APP