Të gjithë i kishte kundër, Cardi B tregon sesi u kthye me ish-partnerin

Marrëdhënia e reperes amerikane Cardi B dhe partnerit të saj Offset nuk ka qenë ndër të mirat gjithnjë. Në vitin 2017 ata u lidhën në martesë dhe pak kohë më vonë erdhi në jetë vajza e tyre Kulture.

Por rreth 5 muaj më vonë reperja pohoi se nuk ishin më bashkë, ndërkohë Offset i kërkoi të falur publikisht pasi e kishte tradhtuar. Por ndarja e tyre nuk zgjati shumë pasi vetëm pak javë më vonë Cardi B bëri të ditur se ishin  kthyer bashkë, duke shkaktuar indinjatën e ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Një vit pas ndarjes ajo ka realizuar një nga kopertonat e “Vogue” së bashku me të voglën e saj Kulture dhe ka treguar sesi u kthye sërish me Offset.

“Kur unë dhe bashkëshorti im patëm probleme dhe unë vendosa të qëndroja me të dhe të punonim për lidhjen tonë, shumë njerëz u nevrikosën me mua dhe gratë u ndjenë të zhgënjyera. Por ajo është jeta reale. Nëse e do dikë dhe nuk je më me të dhe je në depresion dhe rrjetet sociale të thonë se nuk duhet t’i flasësh atij personi sepse ai të tradhtoi, ti në të vërtetë nuk je i lumtur brenda vetes. Pastaj kur kthehesh me të të thonë ‘si munde?’ Na zhgënjeve të gjithëve. Të gjithë në rrjete sociale duken sikur lidhja e tyre është perfekte… Kjo është çmenduri për mua. Ka gjithmonë gra që thonë se e duan shumë partnerin, por ai nuk është i pasur, apo se ka një problem me nënën e tij, apo që marrëdhënia seksuale nuk është më aq e mirë. Të gjithë kanë probleme”,-ka theksuar këngëtarja.

SHKARKO APP