Të infektuar me Koronavirus, ja si është gjendja e Dybala dhe të dashurës së tij

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, dhe e dashura e tij, Oriola Sabatini, qetësuan të gjithë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale dhe tifozët e Juventusit se tashmë ndihen mirë, disa ditë pasi rezultuan pozitiv me Koronavirus.

Fillimisht, ishte sulmuesi argjentinas ai që publikoi një foto në profilin e tij në “Instagram” duke shkruar në gjuhën spanjolle se ai dhe e dashura e tij “janë shumë mirë”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, e dashura e tij u shpreh për radion argjentinase “Club del Moro” se ajo dhe partneri i saj ndihen më mirë, ndërsa do të provojnë sërish tamponin në datën 31 mars.

Dybala është futbollisti i tretë i Juventusit, i cili është infektuar me virusin COVID-19.

Dy futbollistët e tjerë janë Daniele Rugani dhe Blase Matuidi.

SHKARKO APP