Të kapëm Majk! Nuk mund të fshehësh më romancën…
Reperi i njohur nga Kosova, Majk ka disa kohë që përflitet për një lidhje dashurie me Melita Nushin, por nuk u konfirmua asnjëherë nëse janë bashkë apo jo.
Në media qarkulluan foto që vërtetonin se janë në lidhje, ndërsa flitet se i kishin dhënë fund romancës. Por, disa pamje të publikuara nga “Kohavizion” tregojnë ciftin duke shkëmbyer puthje.
Ata u takuan mbrëmjen e kaluar në një event ku ishin të dy të ftuar dhe u përshëndetën si të njohur, por më pas treguan se janë më të dashuruar se kurrë.
Majk ka zgjedhur që jetën e tij private ta mbajë jashtë kamerave, por paparacët i kanë zbuluar disa lidhje dashurie që ka përjetuar gjatë këtyre viteve.
KOHA JONË SONDAZH

