Të mbeturit jashtë Këngës Magjike, shpërthen këngëtari: Pseudoartistë që kanë blerë finalen!

Evi Reçi, ndër të parët emra që u mësua se ka mbetur jashtë finales së Këngës Magjike, natyrisht ka edhe shumë kolegë të tjerë pas. Si çdo vit, edhe këtë herë, hatërmbetjet kanë nisur mes atyre që nuk janë bërë pjesë e finales së madhe të kësaj të shtune.

Untitled-3

Mes atyre që kanë mbetur jashtë është edhe Klejti Mahmutaj, i cili emocionoi të gjithë publikun me baladën e ndjerë “Më mbaj”. Siç duket, edhe Klejti nuk i ka marrë votat e mjaftueshme nga kolegët për të qenë në finale, pavarësisht se performanca e tij ishte ndër më të vlerësuarat.

Në një status në Instagramin e tij, pasi ka lajmëruar që nuk do të këndojë sonte në Këngën Magjike, Klejti ka shpërthyer nga zemërimi kundrejt disa artistëve që, sipas tij, janë pseudoartistë që bëjnë pazare mes tyre dhe që e kanë blerë finalen.

“Rrugëtimi im” magjik” përfundoi në gjysmëfinale. Kolegët e nderuar që paskan dëgjuar me veshët mbrapa koke e mendjen te pazaret kanë vënë firmën e tyre prej pseudoartistësh në ato fleta me të cilat kanë blerë finalen e tyre. Ky qenka arti shqiptar, nuk shkuake dot shumë larg nëse nuk di dhe pranon të bësh kompromise, nëse nuk bëhesh si ata, nëse nuk këndon me pikë. Me sa duket, zëri, talenti, interpretimi hidhen në kosh përpara pazareve.
Suksese të gjithëve, e fitoftë me i miri!”- shkruan këngëtari në Instagram./bw

SHKARKO APP