Të shtëna armësh dhe panik në koncertin e Eminem. Reperi frikëson fansat!

Pas koncertit ku u përmend Nicki Minaj, performanca e radhës e Eminem-it është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për mirë. Në një koncert të Bonnaroo Music & Arts Festival, i organizuar në Manchester nga data 7-11 qershor, një pjesë e fansave janë përfshirë nga paniku pas një zhurme në fund të koncertit, e ngjashme me të shtënat e armëve.

Siç mund ta dëgjoni edhe në video, në fund të këngës dëgjohet tingulli i frikshëm, i cili ka shkaktuar jo pak panik tek audienca. Disa prej tyre u larguan nga koncerti të frikësuar, ndërsa pjesa tjetër reagoi në rrjete sociale.

https://twitter.com/eliohawat/status/1005710901260021760?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.anabel.al%2Fartikull%2F35027%2Fte-shtena-armesh-dhe-panik-ne-koncertin-e-eminem-reperi-frikeson-fansat%2F

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të shkosh në koncerte këto kohë është bërë e frikshme. M’u desh ta lija koncertin e Eminem-it në Bonnaroo pasi isha në panik nga 3 zhurmat”, shkruan një tjetër.

Eminem i ka përdorur këto efekte në një pjesë të madhe të këngëve të tij, pa patur qëllim të përhapë panik apo të shpërdajë mesazhe terroriste, megjithatë në kohërat që po jetojmë, zhurma të tilla na sjellin në mendje ngjarjet që tronditën botën.

“Të gjithë i kanë përdorur këto efekte për vite me radhë, por ama të gjithë e dimë që në ditët e sotme ato kanë tjetër kuptim. Artistët ndoshta duhet të rishikojnë këngët e tyre në mënyrë që të mos përmbajnë të tilla pjesë”, u shpreh Ron Avi Astor, profesor në Universitetin e Kalifornisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?