Të shtunën finalja, Ledioni flet për moderimin e tij në BBVA 3: Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura
Të shtunën është finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ledion Liço, moderatori i këtij edicioni, ka ndarë me ndjekësit e tij ndjesitë nga ky rrugëtim i rëndësishëm në karrierën e tij.
“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur”, u shpreh Ledioni, duke shtuar: “Ju falenderoj të gjithëve ju shikuesve dhe tifozëve të këtij super programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe meme-t; i dua të gjitha dhe ju dua edhe ju, të gjithëve”.
Ai falenderoi edhe Sarën dhe Lori Hoxhën, respektivisht për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer, si dhe për besimin dhe mbështetjen e pakursyer. “Faleminderit! Shihemi të shtunën, në finale”, përfundoi Ledioni.
Ledion Liço mori drejtimin e spektaklit të famshëm pasi sipas zërave, Arbana Osmani nuk ra dakord me pagesën. Fillimisht njerëzit shprehën keqardhje për këtë vendim dhe madje, pati edhe nga ata që thanë se nuk do ta shihnin programin, pasi mungonte moderatorja, sërish, shumica e vlerësoi prezantimin e Ledionit, qysh prej ditës së parë.
View this post on Instagram