Të veshësh 2 milion dollarë, modelja: Krenare për strijat (FOTO
Lais Ribeiro e dogji fare Fantasy Bra-në, sutjenin 2 milion-dollarësh që përbën veshjen më të shtrenjtë në sfilatën e Victoria’s Secret, si çdo vit. Modelja braziliane ka një trup të hatashëm; e gjatë 1,80, me përmasa 94-64-97, një bel të vogël për t’u patur zili edhe pse ka një djalë të vogël.
Ajo pozoi në prapaskenën e sfilatës së Victoria’s Secret me Fantasy Bra-në veshur dhe një kurorë ngjyrë floriri si ato të grekëve të lashtë: një perëndeshë! Megjithatë, edhe duke qenë modelja e momentit, Lais Ribeiro ka strija dhe nuk ka pikë dëshire t’i fshehë, sepse është njeri si ne dhe ju.
Victoria’s Secret publikoi foto të paedituara të modeles, ku dallohen format e saj shumë të mira dhe strijat, sepse është nënë por edhe po të mos ishte, janë diçka krejt e zakonshme nëse ke një trup prej mishi e kockash.
Dhe pa dyshim, strijat nuk e penguan të sfilonte si një perëndeshë e vërtetë me krahët ngjyrë argjenti dhe floriri, një krijim i mrekullueshëm i mjeshtrave të Victoria’s. /Anabel/