Të virgjër deri në martesë, vipat që e ”arritën”
Ngaqë i shikoni nëpër klipe e filma, ku rastis që të luajnë skena seksi ose puthjesh, mund të mendoni se personazhet e famshëm janë më të dhënë ndaj seksit. Po nuk është gjithmonë kështu. Të qenurit i famshëm duket se nuk është ndonjë faktor me ndikim në këtë pikë. Ka edhe nga ata që në intervista të ndryshme kanë treguar se po presin njeriun e duhur ose martesën.
Një prej tyre është modelja e Victoria`s Secret, Adriana Lima. Në një intervistë të disa viteve më parë tha se ishte e virgjër dhe i dashuri i saj duhej të respektonte këtë vendim deri në martesë.
Ciara dhe Russell Wilson nuk kryen marrëdhënie deri në 6 korrik të 2016-ës kur u martuan. E bazonin në marrëdhënie më shumë shoqërore lidhjen dhe jo në atë seksuale.
Jessica Simpson tha njëherë se virgjëria është cool. Dhe fjeti me bashkëshortin, tani ish-bashkëshort, kur u martua. Kur ai u pyet njëherë se si po i rezistonte tha se s`ishte e lehtë, por s`kishte zgjidhje tjetër.
Jordin Sparks që tashmë është në pritje të fëmijës së parë, abstinoi deri në martesë. “Nuk kam përse të jap një pjesë kaq të rëndësishme të vetes tek lloj lloj djemsh. Do jem vetëm për njërin”, tha ajo dhe kështu bëri. Vendimi i saj mund të jetë ndikuar edhe nga besimi Kristian.
KOHA JONË SONDAZH

