Telenovela “Luiz-Kiara”! Tea e nxit: Ajo të ka qejf, por nuk do ta bëjë para publikut
Në vetëm pak ditë, në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, kanë ndodhur shumë ngjarje. Luizi e ka diskutuar edhe me Tean situatën e tij me Kiarën. Ai thotë se nuk shikon ndonjë shenjë nga ajo, sikundër shumë banorë të tjerë i thonë, por Tea mendon të kundërtën.
Luizi: Unë e kam pa, që kur të bëj batutë ajo qesh njësoj si me mua, si me të tjerët.
Tea: Jo more!
Luizi: Si jo moj.
Tea: Unë mendoj se ajo të ka qejf. Jepi kohë mbase s’do ta bëj para publikut.