“Telenovela” në Big Brother, Benardi i drejtohet Xhenit: S’kam rënë në dashuri me ty

Xheni i kërkon Benardit, që të dijë se çfarë do të ndodhë me ta, nëse ata do të dalin dhe i kërkon që të dijë mendimin e tij.

Por ndryshe nga Xheni, Benardi duket se është pesimist për të ardhmen e tyre jashtë shtëpisë, edhe pse ka një shpresë mes tyre, por duket se ajo që duhet të ndryshojë është Xheni.

“Ja dolëm, çfarë do bëjmë. E mendojmë me gjestet e fundit që kanë ndodhur. Ti bën një gjest që nuk më pëlqen mua. Ti mërzitesh dhe më thua mos më prek. Flasim për duhanin, ti më thua mos më pyet më”, shprehet Benardi, duke shtuar pas një ndërprerje të Xhenit se “Janë disa gjera që mua nuk më pëlqejnë te ty. Por janë disa gjera të tjera që më pëlqejnë. Si t’ia bëjmë tani”.

“Varet çfarë ndjen ti për mua”, i thotë Xheni. Kurse unë tek ti jam shumë në rregull. Përveç pjesës që unë nuk dëgjoj dhe që ti do të më bësh zap”, i thotë Benardi duke theksuar se “Ti ke qejf që unë të të bindem, por nëse unë të bindem ti nuk më keq qejf”.

Pasi e “bind” se ai kundrejt saj është në rregull, ndërsa ajo ka disa gjera që nuk i pëlqejnë atij dhe e ripyet se çfarë do të bëjnë.

Xheni i rithotë se varet se çfarë ndjen ai për të. “Unë nuk kam rënë në dashuri me ty qe ti pranoj këto gjera. Edhe po të duash ti nuk bie në dashuri unë. Vetëm një person që ka rënë në dashuri me një tjetër mund të pranojë çdo lloj gjëje”, shprehet Benardi.

SHKARKO APP