Tensione mes Mateos dhe Brikenës, ai ankohet: ‘Kam nevojë të flas! Po më shkatërrohen nervat!’

Një situatë e tensionuar është krijuar mes Mateos dhe Brikenës, pasi kjo e fundit, sipas tij, ka shmangur vazhdimisht komunikimin.

Mateo ka tentuar të zhvillojë një bisedë sqaruese, por është përballur me refuzime të përsëritura, duke marrë përgjigje si “flasim nesër” ose “flasim më vonë”. Ai e ka cilësuar qëndrimin e Brikenës si të ftohtë dhe jo bashkëpunues.

I shqetësuar nga situata, Mateo ka ndarë mendimet e tij me Shëndriti, duke theksuar se kjo sjellje po ndikon negativisht në gjendjen e tij emocionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë bisedës, ai u shpreh: “Kam nevojë të flas dhe të shprehem para se të largohem, por ajo më shtyn gjithmonë për nesër. Kjo situatë po më shkatërron nervat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Shëndriti vlerësoi se çdo debat mes tyre duket se e kthen marrëdhënien në pikën zero, duke sugjeruar se komunikimi mes tyre mbetet i brishtë dhe i paqëndrueshëm.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, Mateo theksoi se ndihet i injoruar, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë një sqarim mes palëve në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?