Tërhiqet nga aktrimi, Cameron Diaz konfirmon daljen në pension
Ylli i Hollywood Cameron Diaz është tërhequr nga aktrimi.
Pas disa javësh spekulime që u nxitën nga shoqja e saj Selma Blair, aktorja konfirmoi se nuk punon më në Hollywood.
Në një intervistë nga Entertainment Weekly, Diaz tha: “Unë aktualisht nuk po bëj asgjë. Jam gjysmë në pension, nuk kam punuar për vite. Jam nënë dhe kjo është ajo çfarë bëj.”
Kanë kaluar 4 vite që kur e kemi parë për herë të fundit Diaz në ekran në Annie.
Që atëherë ajo është martuar me Benji Madden dhe ka qenë duke shijuar kohë larg skenës së Hollywood.
KOHA JONË SONDAZH

