Tërmeti shkatërrues, Bebe Rexha vjen në Shqipëri (VIDEO)

Artistja me origjinë nga Shqipëria, Bebe Rexha shpreh solidaritetin e saj për ngjarjen tragjike në Shqipëri. Për ti ardhur në ndihmë të prekurëve nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, ajo ka hapur një donacion online, ku njerëz nga e gjithë bota po kontriubojnë me ndihmë financiare. Nga ana tjetër, ajo ka thënë se së shpejti do të vijë në Shqipëri, për të sjellë kontributin që do të mblidhet dhe për të dhënë mbështetjen e saj, tek njerëzit e prekur nga tërmeti.

Ajo u bëri thirrje afro 10 milionë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram që t’i bashkohen këtij fondacioni për të ndihmuar Shqipërinë në këto ditë të vështira. Vetë këngëtarja ka dhuruar nga xhepi i saj 10 mijë dollarë, që do të shkojnë për normalizimin e situatës nga tragjedia në Shqipëri.

”Do marr dy ditë pushim dhe do të shkoj në Shqipëri dhe personalisht do t’u jap njerëzve ushqim, ujë, të ju ndihmoj në ndërtimin e shtëpive të reja. Të sigurohem se çdo monedhë do të shkojë në vendin e duhur. Çdo dollarë do të ndihmonte. Edhe nëse ju vetëm do ta ndani linkun e llogarisë së ”GoFundMe”, ka njoftuar 30-vjeçarja përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

R.Sh/ Koha Jonë/

https://www.instagram.com/p/B5ZhDk6FC3a/

SHKARKO APP