Tess Holliday, ushqen me gji djalin dhe tregon për vështirësitë kur lindi fëmijën e saj
Fotoja i përket shtatorit të kaluar, kur Tess Holliday po kalonte një periudhë të errët në jetën e saj.
Lindja e fëmijës për modelen oversize ka filluar me vështirësi. ‘Isha shumë keq emocionalisht.
U lodha shumë për të gjetur rrugën e mamit bis, pranon ajo, duke postuar fotot ku duket gjysmë nudo teksa ushqen djalin e saj.
Tani ajo sheh fëmijën e saj dhe buzëqesh…
Një reflektim i bukur për mëmësinë, për gëzimin dhe frikën e saj si nënë. Tess Holliday tregon këto foto teksa ushqen djalin e saj dhe kujton. “Kur ripashë këto foto një hije trishtimi u zgjuar tek unë, por tani unë shoh vetëm të voglin tim. Jeta është e jashtëzakonshme, dashuria e komplikuar…’ Tani modelja 31 vjeçare me forma të bëshme pranon që është e lumtur dhe i është mirënjohëse jetës, për atë që i ka dhuruar.
Tess gjithmonë ka qenë e sinqertë me fansat e saj dhe nuk i ka fshehur momentet e vështira të mëmësisë.
Kohë më parë ajo shkruante për ndryshimet në trupin e saj dhe thoshte: ’Kam forma të tjera tani, ndjehem si e huaj me trupin tim’.
Nuk e njihte veten në pasqyrë dhe mendohej mirë përpara se të shkruante në rrjetet sociale, pastaj kuptoi se ishte e drejtë të tregonte se si ndjehej një femër që sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, duke treguar gjerë e gjatë për eksperiencën e saj të vështirë dhe të jashtëzakonshme të të qenurit nënë.
/BW