Testamentin Mbretëresha e ndryshoi në gusht, ”supriza” për princ Harry-n
Mbretëresha Elizabeth II e ndryshoi testamentin e saj në muajin gusht, duke i hequr princit Harry çfarëdo lloj benefiti. Kjo ”suprizë” pritet, pasi marrëdhëniet nuk kanë qenë të mira që kur princi u martua me aktoren amerikane Meghan Markle.
Përveç djalit të dytë të Charles dhe Dianës, jashtë testamentit u lanë dhe fëmijët e tij Archie e Lilibet, kjo e fundit u quajt kështu pikërisht për nder të sovranës. Sipas asaj që vlerëson Forbes, monarkia britanike së bashku ka një vlerë prej 88 miliardë dollarësh ndërsa Madhëria e saj posedonte personalisht 447 milionë që do të duhet t’i kalojnë familjarëve.
Princ Harry është përshkruar nga mediat si një fëmijë i egër mbretëror. Ai u bë një nga mbretërit më të njohur me natyrën e tij të lehtë dhe shërbimin ushtarak, dhe martesa e tij në 2018 me aktoren amerikane Meghan Markle u përshëndet si mishërimi i një monarkie të re moderne.
Por një goditje e madhe për institucionin, ishte kur ata njoftuan në janar 2020 se do të largoheshin nga rolet mbretërore, të pakënaqur me ndërhyrjen dhe fokusin mediatik në jetën e tyre.