“The Flexitarian” quhet dieta që ndjek Meghan Markle

Meghan Markle është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe dieta të cilën po respekton është ajo që ka ndjekur gjatë gjithë jetës. Dukesha ka qenë gjithmonë e fiksuar pas të ngrënit shëndetshëm, madje shum kohë para se në jetën e saj të hynte Harry, detajet e asaj që konsumonte çdo ditë, Meghan i publikonte edhe në një blog personal.

Për ata që janë kuriozë dieta e Markle quhet ‘The Flexitarian Diet’ dhe renditet e dyta në listën e dietave më të mira në botë (pas asaj mesdhetare). Kjo dietë përfshin konsum të limituar të mishit dhe peshkut në vetëm disa ditë të javës dhe rrjedhimisht është miqësore me planetin. Është një regjim vegjetarian fleksibël që nuk e heq totalisht mishin, ndërkohë që perimet janë ushqimi kryesor, bashkë me drithrat ose frutat e thata.

Sipas studiuesve nëse doni të humbni peshë, por mbi të gjitha të hani shëndetshëm, regjimi që bën për ju është ky, pasi perimet ju detyrojnë të ndërprisni marrjen e kalorive, por pa hequr dorë tërësisht nga mishi. Në këtë aspekt dieta ju lejon ta konsumoni atë një, dy deri në pesë ditë në javë. “The Flexitarian” është një regjim të cilit duhet t’i qëndorni besnik vetëm në këto pika:

Konsumoni fruta dhe perime në 40% të saj. Në po të njëjtën sasi konsumoni edhe fruta të thata, bamje, fasule, drithëra dhe vetëm 20% e dietës duhet të ketë përmbajtje shtazore.

Kjo dietë ndikon në mirëqënien e shëndetit mendor, humbjen e peshës dhe mbajtjen e saj stabël, gjithashtu zbut rriskun për sëmundje kardiovaskulare dhe diabet.

SHKARKO APP