The Rock baba për herë të dytë, zbulon gjininë e fëmijës

Aktori i famshëm Dwayne “The Rock” Johnson do të bëhet së shpejti baba për herë të dytë. Ylli i kinematografisë dhe e dashura e tij Lauren Hashian ndanë të hënën lajmin se po presin një vajzë tjetër. The Rock e bërë njoftimin nëpërmjet një postimi të admirueshëm në Instagram. Ai publikoi fotografinë e  vajzës së parë Jasmine Lia pranë pemës së Krishtlindjeve ku shkruhet në një letër: “Është vajzë. Mezi po pres që të bëhem motra e madhe dhe më në fund të jem Bossi”. Ndërsa The Rock shkruan: “(Ne) jemi pafundësisht mirënjohës për këtë bekim, pasi këtë pranverë ne do të mirëpresim fëmijën tonë të dytë. Jazzy është shumë e ngazëllyer për të udhëhequr dhe për të mbrojtur motrën e saj. Dhe njëherë babai është duke u rrethur nga femra të dashura, të bukura dhe të fuqishme. Të gjitha vajza. Një djalë dhe një qen mashkull”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?