“The Rock”: Dua të jem James Bond i ri
Daniel Craig, 53 vjeç, i cili për herë të parë mori rolin e agjentit 007 për filmin Casino Royale të vitit 2006, ka vendosur të heqë dorë pas “No Time To Die” të këtij viti. Dhe tani superylli i aksionit Dwayne ‘The Rock’ Johnson sapo ka hedhur ‘kandidaturën’ për t’u përzgjedhur si James Bond-i i ardhshëm.
The Rock, 49 vjeç, ka zbuluar në Esquire se do të dëshironte të bëhej pjesë e ekskluzivitetit për të vazhduar një traditë familjare.
Gjyshi i Dwayne, Peter Maivia, ishte një mundës profesionist nga Samoa, i cili u shfaq në një rol të vogël në filmin e Bond-it të vitit 1967, “You Only Live Twice”.
‘Po, gjyshi im ishte personazhi i keq i Bond-it në “You Only Live Twice” ëith Sean Connery. Shumë, shumë mirë”, tha Dwayne në një video të Esquire.
“Dhe unë do të doja të ndjek hapat e tij dhe të jem Bondi i ardhshëm. Unë nuk dua të jem një personazh i keq. Dua të jem Bond”, tha ai.
Barbara Broccoli, e cila kontrollon ekskluzivitetin së bashku me gjysmëvëllain e saj Michael G. Wilson si trashëgimtare të producentit Cubby Broccoli, ka konfirmuar se Bond do të vazhdojë të lohet nga një aktor mashkull.
“Ai mund të jetë i çdo ngjyre, por është mashkull. Unë besoj se ne duhet të krijojmë personazhe të rinj për gratë – personazhe të forta femra”, tha ajo për Variety vitin e kaluar.
“Nuk jam veçanërisht e interesuar të marr një personazh mashkull dhe ta luaj një grua. Mendoj se femrat janë shumë më interesante se kaq.’
Tradicionalisht, Bond ka marrë pjesë me aktorë që nuk janë yje ndërkombëtarë përpara përfshirjes së tyre në serial.