“The Rock”: Synoj të bëhem President i SHBA-ve
Dwayne Johnson, ylli i Hollivudit i njohur edhe si “The Rock” nuk e përjashton mundësinë për të qenë pjesë e politikës në të ardhmen. Në një intervistë për “GQ”, Johnson ka konfirmuar se garimi i tij për t’u zgjedhur president i SHBA-ve është një “mundësi e vërtetë”. Vitin e shkuar, ish ylli i WWW ka refuzuar të ‘zbresë në fushë’ për të përkrahur Donald Trump apo Hillary Clinton, me argumentin për të mos influencuar opinionin publik. Me Johnson zgjatet lista e personaliteteve të famshëm, të cilët nuk përjashtojnë kandidimin për President i Shteteve të Bashkuara. Mes tyre është Oprah Winfrey, Howard Schultz, ish CEO i Starbucks, apo edhe Rob Iger, numri 1 i Walt Disney.