“The Voice Kids”, Eugent Bushpepa emocionon me “Mall”

Pak ditë pas lançimit të videoklipit zyrtar të “Mall”, me të cilën Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision, Eugent Bushpepa rikthehet në “The Voice”, por këtë herë jo si Vocal Coach, por për të “tundur” skenën me zërin e tij.

Eugent Bushpepa është cilësuar si një ndër artistët Shqiptar më të mirë të muzikës ‘live’ dhe zëri i tij potent nuk mund t’i mungonte një skene si “The Voice Kids”.

Vitin e kaluar ai ishte asistent trajner i skuadrës së Besës në sezonin e 6-të të “The Voice of Albania” ndërsa këtë vit është ngjitur vetë në skenë për të performuar këngën “Mall” që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Europia. Ku vlen për t’u përmendur se në sondazhet e kryera ai mban vendin e 4-t si pretendent për fitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai vetëm pak ditë më parë ka publikuar edhe videoklipin shoqërues për “Mall” në të cilin nuk mungojnë elementet tradicionale shqiptare në veshjet e protagonistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama
voicealbaniaEugent Bushpepa nis provat në skenën e “The Voice Kids” në një atmosferë magjike. Klikoni linkun në bio për të mësuar detajet. #voicekidsalbania @topchannelalbania@eugentbushpepa

©

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?