Thumbon Mariza Ikonomi: Shoqëria shqiptare nuk e vlerëson origjinalitetin!

Mariza Ikonomi është këngëtarja me vokalin më të veçantë në tregun muzikor shqiptar. Gjithmonë i është vënë në dukje zëri i saj i hollë, por mesa duket kjo gjë nuk i pëlqen shumë.

Në një intervistë për gazetën ‘Intervista’ këngëtarja ka thënë se i vjen mirë kur i thonë Mariza e ëmbël, por sidomos kur shkon jashtë Shqipërisë.

“Në Shqipëri shpeshherë njerëzit më thonë: Trashe pak zërin, Mos u bëj kështu, Mos u bëj ashtu, Mos rri ashtu! Bla, bla ,bla! Habitem, sepse unë kjo jam, por shoqëria shqiptare do të të fusë në një kallëp dhe nuk do të vlerësojë për origjinalitetin”, është shprehur ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj këtej e tutje tregoni më shumë kujdes kur i flisni Marizës për zërin e saj!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?