“Thyhet magjia”/Eno bën deklaratën shokuese për Antonetën
Gjatë puntatave të mëparshme, fansat e “Për’Puthen” ishin të gatshëm të vinin këmbë e duar në zjarr se Eno ishte i preferuari i Antonetës dhe anasjelltas, megjithatë deklarata e sotme e Enos i shokoi jo pak njerëz.
Çfarë ka ndodhur më parë?
Eno është i vetmi me të cilin Antoneta ka dalë katër herë në takim. Që në fillimet e emisionit, Eno e shprehte haptazi simpatinë për të. Disa javë më parë, e surprizoi me një tavolinë mbushur me petale trëndafilash dhe tullumbace të kuqe ku në letra shkruheshin pyetje ose komplimenta për Antonetën, si: “Çfarë me diferencon mua nga djemtë e tjerë?”, “Çfarë do të doje të ndryshoje te vetja dhe tek unë?, “Je vajzë me dinjitet” etj. Pas surpizës, i kërkoi edhe një takim tjetër për t’u njohur edhe më shumë.
Në takimin e parafundit, Eno arriti t’i rëmbente një puthje dhe gjatë programit të dy u ngacmuan nga Olti se vetëm të fejoheshin iu kishte ngelur. Batuta të cilat Antoneta dhe Eno i mirëpritën duke qeshur.
Çfarë ndodhi sot?
Pas takimit të fshehtë pa kamera, diçka duket se nuk ka shkuar mirë mes tyre, ndonëse askush nuk dha detaje. Ose të paktën ky është i vetmi shpjegim logjik deri tani në lidhje me raportin e tyre. Në deklaratën e tij Eno tha: “Ideja është që të jemi të sinqertë kemi pranuar domethënë me njëri-tjetrin se nuk është se kemi domethënë me të vërtetë një ndjenjë. Nuk është diçka reciproke as nga ajo, as nga unë domethënë. Nga aq sa jemi njohur, mund të jemi shumë shokë, por më shumë nuk shohim diçka as unë as ajo”. Reagimi i Antonetës qe vetëm habi: “Joo…nuk e di”.
Ajo theksoi se raporti i tyre nuk është ende në kuadrin e romancës, por një farë pëlqimi ka pasur. Ndërkohë më vonë Eno shtoi “Pëlqim…Pëlqimin e kisha, por tani si mund ta themi…Sa prej gocave mund të kenë pasur një pëlqim për një çun dhe nuk është ushqyer për diçka më tepër.”