“Ti je palaço, si s’të vjen pak turp”, debat i ashpër mes Rozanës dhe Valbonës

Rozana dhe Valbona janë bërë përsëri protagoniste në shtëpinë e Big Brother Vip pas një debati të ashpër mes tyre. Valbona ndërhyri në një bisedë mes Gertës dhe Rozanës nga ku filloi dhe debati me këtë të fundit.

Pjesë nga debati:

Rozana: Ti je palaço fare. Ti je palaço me ngjyra. Je palaço pallati. Ti çfarë the atje?

Valbona: Të njëjtën gjë. Nëse do të rrahësh vajza jam kundra unë

Rozana: Nuk rreh njeri vajza këtu moj palaço. Je palaço pallati

Valbona: Pallati i kujt?

Rozana: Je palaço totalisht. Mos mu afro, ik tani

Valbona: Sa metra duhet të të rri larg?

Rozana: Ti mund të më afrohesh edhe afër fare mua. E rëndësishme është të mos më shtysh. Ik o Bona se është ë turpshme kjo që bën

Valbona: Unë?

Rozana: Ik. Shko një herë te G Bani, një herë te Laerti. Merr llafet e njerëzve, çoja dikujt tjetër. Po çfarë mendon se bën. Je një adoleshente e pa rritur.

Valbona: Do rritem.

Rozana: Nuk rritesh dot. Nëse nuk je rritur deri tani, ti nuk rritesh dot. Vetëm vjen vërdallë nëpër shtëpi dhe merr llafe. Pse i bën këto?

Valbona: Me kë po më ngatërron?

Rozana: Si s’të vjen pak turp!?

Valbona: E mbaj vet turpin tim

Rozana: Patjetër që vet do ta mbash se s’do ta mbaj unë. U bëre legjendë, ke 12 ditë që vetëm për ty flitet. Bërtet, merr llafe, ço andej, ço këtej. Po si e bën këtë punë?

“Adoleshente e pa rritur”/ Rozana debat me Valbonën: Nuk të vjen turp? - Big Brother Albania VIP 4

SHKARKO APP