T’i lëmë pas Justin dhe The Weeknd, veprimi që bëri Bella për Selenën nuk pritej
Koha për paqe. Bella Hadid duket se e ka hedhur pas krahëve tradhtinë (nëse mund ta quajmë kështu) e ish- të dashurit të saj The Weeknd me këngëtaren Selena Gomez.
Modelja 21-vjeçare ka preferuar të mos thotë asgjë për këtë marrëdhënie, por gjatë një interviste, nëna e saj, Yolanda Hadid, deklaroi se Bella e kishte vuajtur shumë ndarjen nga këngëtari kanadez. E megjithatë këto gjëra kanë mbetur në të shkuarën.
Tashmë The Weeknd mori atë që “meritonte” nga Selena. Këngëtarja u nda përfundimisht nga ai, dhe u rilidh sërish me ish-in e saj Justin Bieber. The Weeknd është përpjekur që të rifitojë sërish zemrën e Bella-s, por për momentin nuk dimë ende asgjë se si po shkon kjo përpjekje. Ajo që mësuam sot është se mes Bella-s dhe Selenës tashmë nuk ka më armiqësi. Modelja bukuroshe i ka bërë “like” (pëlqej) fotos së Selenës bjonde, (ndonëse jo në profilin e saj).